Twitter blen kompaninë e sigurisë Whisper Systems

Twitter ka gjasa të bëhet edhe më i sigurtë në aspektin social me blerjen e saj të fundit të kompanisë Whisper Systems.
Twitter ka blerë kompaninë për siguri kompjuterike të quajtur Whisper Systems, e cila është më së miri e njohur për softuerin e saj AntiVirus që gjenë përdorim në sistemin operativ Google Android. 
“Ne kemi filluar Whsiper Systems me synimin për të përmirësuar sigurinë dhe privatësinë në pajisjet mobile. Ne jemi tërhequr nga ky fakt jo vetëm që kemi vërejtur këtë si mundësi për të rizbuluar zgjidhje të sigurisë që në fakt asnjëherë nuk kanë funksionuar në një ambient kompjuterik, por gjithashtu për shkak se rreziqet ishin më të mëdha – për shkak të natyrës së pajisjeve mobile – dhe ne nuk po pëlqenim gjërat si po dukeshin”.

“Ne dolëm me një zgjidhje në nivel të aplikacioneve dhe gjatë rrugës mësuam shumë. Tani që po i bashkohemi Twitter’it ne do të shikojmë më të mirën e mundshme për të sjellë në produktet dhe shërbimet e Twitter”, thuhet në një postim zyrtar në blowgun e Whsiper Systems.
Softueri i Whisper Sytems, që mbetet në beta testim “do të jetoj”, por kompania tani është në një faze tranzicioni dhe në këtë formë produktet dhe shërbimet do të jenë offline. RedPhone, një aplikacion që ofron enkriptim end-to-end për thirrje me zë, do të largohet menjëherë. Shërbimi Cloud BackUp i Whisper Systems, FlashBack nuk do të jetë funksional për një muaj, duke u ofruar përdoruesve mundësinë për të tërhequr të dhëna që mund të jenë të kyçura në sisteme për shkak të pengesave. 
Twitter ka gjasë që të shfrytëzoj ekspertizën e sigurisë së Whisper Systems për të fuqizuar sistemet e saja, që në fakt është e rrezikuar gjithnjë e më shumë nga spamrët dhe hakerët.