Bashkë me paralajmërimin e modelit të ri të telefonit,
BlackBerry Bold 9790, kompania RIM ka njoftuar se së shpejti do ta
lëshojë në qarkullim edhe versionin e ri të sistemit operativ BlackBerry
OS 7, si dhe modelin tjetër të telefonit - BlackBerry Curve 9380.
BlackBerry
Curve 9380 është një model i ri i telefonit BlackBerry i cili vjen me
ekran të ndjeshëm në prekje, por që nuk ka tastierë të rrëshqitshme
QWERTY.
Për më shumë, BlackBerry Curve 9380 vjen me ekran të ndjeshëm në
prekje me 3.2 inç, të cilin BlackBerry e quan “me rezolucion të madh”,
edhe pse detajet e tij nuk janë detajuar në kumtesën për media të cilën e
ka lëshuar RIM.
Në anën tjetër, BlackBerry Curve 9380 posedon edhe kamerën e pasme me
5 mega-piksel, ndërsa telefoni ka të integruar rrjetet sociale, si BBM,
Facebook dhe Twitter.
RIM ka thënë se BlackBerry Curve 9380 do të dal në shitje brenda pak
javësh, në tregjet botërore, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë detaj për çmimin
e këtij modeli.
0 comments:
Post a Comment