Mbështetja për API-në e HTML në ekran të
plotë ishte lajmëruar së fundi në versionin nightly të Firefox. Ai ua
mundëson aplikacioneve të uebit që ta nyjëzojë shfletuesin në ekran të
plotë dhe ta shtrijë një element të një faqeje të vetme për ta mbushur
paraqitjen e përdoruesit.
Veçoria do të jetë veçanërisht e dobishme për
elementin e videove HTML5, duke e bërë më të lehtë për zhvilluesit që të
shtojnë mundësinë për të shikuar në ekran të plotë në ndërfaqet e tyre
të stolisura sipas shijes në video lëshuesin e tyre HTML. Kjo do të jetë
gjithashtu e dobishme për lojëra dhe për lloje të tjera të përmbajtjes
ku ndërveprimi në ekran të plotë është i dëshirueshëm.
Biseda në lidhje me API-në e HTML për ekran të
plotë filloi gjatë vitit të kaluar në listën e letrave WHATWG. Skuadra e
WebKit ishte duke eksperimentuar me mbështetjen për ekran të plotë për
videon HTML5 dhe ishte duke parashikuar një API më të përgjithshme që do
të mund të përdorej për pothuajse të gjitha përmbajtjet në ueb. Robert
O’Callahan nga Mozilla shkruajti një propozim se si mund të ishte API.
0 comments:
Post a Comment