Me sa duket, ky është vit përcaktues për shërbimet e ndryshme të
Google, të cilat kohë pas kohe po vijnë me dizajn të ri. Tani, është
radha e freskimit të YouTube.
Disa imazhe të publikuara në
internet gjatë mëngjesit të sotëm sugjerojnë se Google është duke u
përgatitur të lansojë dizajnin e ri të shërbimit të saj të famshëm për
video, YouTube.
Në fotografitë e postuar shihet pak nga ajo që do të lansohet si
faqja e re e YouTube, edhe pse vërehet një linjë e re e ngjyrave dhe
prapavijave në faqe.
Megjithatë, në dizajnin e ri vërehet qartë pastërtia e faqes, me
ikona të reja si dhe fokus më të madh në pjesën e llogarisë së
përdoruesit, e cila lidhet mjaft shumë me pjesën e përmbajtjes
origjinale të faqes, në të cilën ajo po investon më së shumti.
0 comments:
Post a Comment