Joe Marini, i cili ka qenë anëtarë i
ekipit të Windows Phone që ka publikuar një seri të cicërimave që kanë
rrjedhur informata mbi pajisjet e ardhshme të Nokia dhe ka nervozuar
Microsoft’in, ka gjetur një punë më të mirë.
Në momentin që ai kuptoi se po e pret përjashtimi nga puna, ai u
largua vet dhe nuk u bë shumë zhurmë. Microsoft nuk deshi të komentoi
shumë vetëm konfirmoi se Marini nuk është më pjesë e kompanisë.
Marini më pas nuk u duk... Megjithatë sot ai u shfaq sërish në skenë.
Marini tani është një zhvillues i ri pranë Google, duke punuar në
detyra të ngjashme që ka pasur në Microsoft, por për ekipe tjera. E me
fjalë të tjera falë aftësive të tija Microsoft e punësoi atë qysh në
momentin e parë, dhe me gjasë Google u gëzua edhe më shumë kur e kuptoi
se është i lirë dhe i gatshëm për punë.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë që më kanë përkrahur gjatë këtyre
muajve. Kam mësuar sigurisht se kush janë miqtë e mijë të vërtetë” tha
Marini. “Jam i lumtur në rolin tim të ri në Google dhe me vazhdimin e
punës me njerëz të mrekullueshëm”.
The Next Web, ka shkruar se marrja në punë kaq e shpejtë dhe në të
njëjtën pozitë e Marinit është paksa interesante dhe jep shenja se
gjiganti i internetit ka pak njerëz me shkakësi të këtilla. Dhe në këtë
rast duket se Windows Phone është ajo që ka humbur më së shumti.
0 comments:
Post a Comment