Kthejeni pakon e picës në ndërfaqe të kompjuterit

A do të donit që të jeni në gjendje që ta ktheni kutinë tuaj të picës në një ndërfaqe kompjuteri ose ta përdorni një banane si një alternativë për telefonin tuaj? Invoked Computing, një koncept i zhvilluar në laboratorin Ishikawa-Oku në Universitetin e Tokios, e bën këtë të mundshëm nëpërmjet realitetit të “kudondodhshmërisë” të realitetit të zmadhuar.
Ideja këtu është që të projektohen ekranet, tastierat dhe elementet e tjera në objekte të përditshme kështu që përdoruesit idealisht nuk do të kishin më nevojë për harduer të veçantë.
Këto objekte “të zmadhuara" mund të jenë çdo gjë (si pakoja e picës ose telefoni) dhe mund të manipulohet, për shembull duke e përdorur shiritin e projektuar të zërit në pakon e picës dhe duke e lëvizur gishtin lart dhe poshtë për ta rregulluar në botën e vërtetë.

Diginfo TV së fundi bëri një video me udhëheqësin e këtij hulumtimi, Alexis Zerroug në të cilin ai shpejgon statusin më të fundit të projektit Invoked Computing, të cilën video mund ta shihni më poshtë.