Kompania japoneze Burton është duke punuar në sistemin e
shfaqjes tredimensionale të fotografisë në hapësirë me ndihmën e laserit
që ngjason me shfaqjen e princeshës Leia në filmin e parë të serialit
Luftërat e Yjeve.
Për tu paraqitur kjo fotografi, drita e
fokusuar e laserit nxit atomet e oksigjenit dhe azotit të cilët
zakonisht ndodhen në ajër ashtu që të emetojnë dritë. Prototipi aktual
mund të mbaroj deri në 50,000 pikë ndriçuese me ndryshimin e 10 deri 15
fotografive në sekondë. Por përfaqësuesit e kompanive theksojnë se qysh
tani janë duke punuar në sisteme që do të mund të gjenerojnë 24 deri në
30 fotografi në sekondë.
Gjithashtu theksohet se mund të kombinohen ngjyra e kuqe, jeshile dhe
e kaltër për të marrë fotografinë 3D në lëvizje dhe me të gjitha
ngjyrat.
0 comments:
Post a Comment