Nëse ju keni ndryshuar kohët e fundit kompjuterin Windows në një
kompjuter Mac, ju do të keni probleme në gjetjen e alternativave për
disa aplikacione që ju nevoiten. Sigurisht, ka shumë aplikacione në
dispozicion për të dyja platformat, por disa prej tyre kushtojnë të
holla dhe besoj që ju nuk dëshironi të paguani edhe për kompjuter edhe
për aplikacionet e tij. Çfarë do të bëni ju pastaj? Ju mund të instaloni
sistemin operativ Windows në Mac-un tuaj, ose ju mund të drejtoni
aplikacionet e Windows përmes WinOnX në kompjuterin Mac që e keni blerë.E gjitha që ju duhet të bëni është të instaloni aplikacionin WinOnX në Mac-un tuaj dhe të gjeni skedarin e instalimit për aplikacionet e Windows.
WinOnX
është thënë që punon me mijëra aplikacione të Windows dhe instalimi i
tij është shumë i thjeshtë. Aplikacioni është në dispozicion në Mac App Store me një çmim prej 4.99 dollarë. Shiko videon e mëposhtme për më shumë.
0 comments:
Post a Comment