Siç edhe pritej, Facebook ka larguar tabët Discussions dhe Reviews
nga të gjitha faqet. Këto dy tab’e ishte menduar të largoheshin më 31
tetor 2011, por u larguan zyrtarisht këtë javë, me datë 15 nëntor.
I vetmi vend ku mund të gjenden këto dy tab’e është Qendra e Ndihmës së Facebook, ku ekziston pyetja “What happened to the Reviews and Discussions tabs on my Facebook Page?” dhe poashtu gjendet edhe përgjigja e kësaj pyetje, e cila është përditësuar së fundi.
Paragrafi i fundit, i cili ju rekomandon të përdorni rekomandimet e
Facebook ende nuk është lëshuar për përdorim. Nëse keni qenë duke
përdorur Reviews, atëherë ky është opsioni juaj i vetëm tani.
Nëse keni qenë duke përdorur Discussions dhe Reviews, atëherë
Facebook do të ju preferonte të përdorni vetëm Wall-in. Pra, fansat tuaj
mund të diskutojnë, rishikojnë dhe të vlerësojnë faqen tuaj përmes
Wall, prandaj nëse dëshironi të keni lavdërime, hapeni Wall-in tuaj në
mënyrë që fansat të kenë të drejtë të shkruajnë mendimet e tyre rreth
faqes suaj.
0 comments:
Post a Comment