EXOdesk, një tavlolinë inovative për shtëpi

Ne kemi parë shumë video të mahnitshme mbi vizionet e së ardhmes por kjo video që shfaq një tavolin të së ardhmes të krijuar nga EXOPC. Koncepti I kompanisë është që të bëjë hapësirë punuese mbi tavolinë të ndjeshme në prekje, të quajtur EXOdesk.
Por për dike që mund t’i duket si projekt i së ardhmes, ky pritet të jetë në treg në vitin e ardhshëm në vitin 1,299 dollarë. EXOPC do të shfaq këtë tavolinë EXOdesk në Consumer Eletronics Show (CES) në Las Vegas në Janar. Tavolina 40 inç HD do të shfaqet para konsumatoreve në vitin 2012, kurse HTML 5 zhvillimi i multi-touch pritet të jetë I hapur edhe për zhvillues shumë shpejt.

EXOPC momentalisht është i krijuar me tablet me Windows 7, por nëse shikoni videon do të kuptoni edhe më shumë. Tavolina në fakt ka arritur të tërehq edhe vëmendjen për tu krahasuar me Microsoft Surface, një tablet tavolin me ekran të ndjeshëm në prekje që tani është në versionin e dytë. Dallimi kryesor mes Microsoft Surface dhe EXPOC është: çmimi. Surface është i paraparë për ndëmarrje dhe ka një çmim tregu prej 8,900 Euro, kurse EXODesk duket se është i orientuar më shumë kah konsumatorët më një çmim më të kapshëm prej 1,299 dollarë.