A do të dëshironit që t’i luani lojërat që
bëjnë për sistemin Android por ju nuk e keni një telefon që e ka këtë
sistem operativ? BlueStacks është një lëshues i aplikacioneve të Android
për Windows që mund të mundësojë punimin e secilit lloj të aplikacionit
që funksionon për Android në ekran të plotë pa pasur ndonjë problem në
lidhje me funksiononimin ose përshtatshmërinë e tij. Ai ofron 10
aplikacione që vijnë bashkarisht me të me një opsion për të shtuar
aplikacione të tjera.
Ju mund të shkarkoni aplikacione të tjera nga
kanali BlueStacks ose t’i vendosni aplikacionet tuaja të parapëlqyera
nga telefoni Android në kompjuterin tuaj personal përgjatë BlueStacks
Cloud Connect. Pas instalimit, ju do ta gjeni një vegël në këndin e
djathtë të sipërm të ekranit tuaj. Klikimi në këtë vegël do ta zgjerojë
një paletë me aplikacione.
Në pjesën e poshtme ju i keni butonat për Meny,
Lëvizje, Zmadhim dhe për t’i paraqitur të gjitha aplikacionet në qendër
me butonat për lëvizje dhe mbylle të aplikacioneve. Butoni për zmadhim i
kthen pamjet mes ekranit të plotë dhe pamjes standarde. Klikimi në
butonin All Apps do të tregojë veglën BlueStacks me paletën e
aplikacioneve.
Ju mund të shkarkoni aplikacione shtesë të sistemit Android nga BlueStacks Channel. Klikoni
Get More Apps në paletën e aplikacioneve të veglës. Në vizitën e parë,
ju duhet të kyçeni me llogarinë tuaj në rrjetin Facebooj. Sapo të jeni
kyçur, ju mund të zgjedhni dhe të instaloni një aplikacion duke klikuar
butonin Subscribe nën të.

Një mundësi shumë e mirë e këtij aplikacioni është
qju mund t’i bartni aplikacionet nga pajisja juaj Android në kompjuterin
tuaj personal duke e përdorur opsionin BlueStacks Cloud Connect. Për ta
përdorur veçorinë BlueStacks Cloud Connect, ju së pari duhet ta
instaloni aplikacionin BlueStacks Cloud Connect në telefonin tuaj nga
tregu i aplikacioneve në Android.
Sapo ta keni kryer, hapeni faqen Cloud Connect në
shfletuesin e kompjuteri tuaj personal për ta marrë një pin të
telefonit. Hapeni aplikacionin në telefonin tuaj, shkruajeni PIN-in dhe
shtypni OK. Ju duhet tani të jeni në gjendje që të shihni një listë të
të gjitha aplikacioneve brenda BlueStacks Cloud Connect. Shikoni
aplikacionin që e dëshironi ta vendosni në kompjuterin tuaj personal dhe
klikoni Sync.

Ju duhet të prisni për pak kohë që
aplikacionet të sinkronizohen me kompjuterin tuaj. Kur sinkrionizimi
mbaron, ju mund të filloni që t’i përdorni aplikacionet e Android në
kompjuterin tuaj personal.
Aplikacioni BlueStacks me të vërtetë që ka
kaluar parashikimet. Ai mundëson funksionimin e aplikacioneve të
Androidit me pak ose aspak ngecje dhe ofron mediumin e vet për të bartur
aplikacione nga pajisja në kompjuterin personal. Por kjo vegël i ka
disa kufizime. Për shembull, ju nuk mund t’i përdorni aplikacionet ose
t’i luani lojërat që varen në multi-touch – një gjë e cila mund të
zgjidhet në të ardhmen.
Për momentin, vetëm versioni pa pagesë është i
mundshëm dhe mund të ofrojë vetëm 26 aplikacione të shkarkueshme (duke
mos përfshirë edhe 10 aplikacione që vijnë bashkë me BlueStacks).
Aplikacioni funksionon në Windows Vista dhe Windows 7.
Shkarkojeni këtë aplikacion.

0 comments:
Post a Comment