Microsoft ofron gjëra falas, vetëm nëse instalohet IE9

Nëse keni qenë duke e kërkuar një arsye të mirë për ta shkarkuar softuerin IE9, Microsoft është duke provuar që t’ua jap një të tillë. Kjo ndërmarrje sapo ka lëshuar një fushatë të re të quajtur “Ku është dashuria?”, duke u munduar që të ofrojë gjëra falas nëse ju e shkarkoni dhe instaloni IE9. Mirë e lexuat. Microsoft do të japë shpërblime nëse ju vetëm shkoni dhe e shkarkoni IE9.

Si funksionon kjo? Së pari, ju duhet ta keni sistemin operativ Windows 7, përndryshe ju madje as nuk mund ta shkarkoni IE9. Shkarkuesi duhet të jetë një banor i Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të jetë në gjendje për t’i shkarkuar gjërat falas. Nëse i plotësoni këto kushte, atëherë kaloni tek fushata Where’s the love?, shkarkojeni IE9 dhe merrni gjëra falas.

Ofertat përfshijnë 3 muaj falas dëgjim i radiove AOL Radio dhe Slacker, një muaj falas në Grooveshark, Hulu, Vimeo dhe Pandora, një film falas nga Flixter dhe disa zbritje për biletat nga Fandango dhe Ticketmaster.
Disa nga këto oferta do të jenë të gatshme më vonë gjatë këtij muaji, ose në fillim të dhjetorit. Për t’i marrë ato, klikoni në atë që doni dhe përcillni udhëzimet. Kjo përfshin vendosjen e ikonës në taskbar dhe shpërndarjen në Facebook ose Twitter.


Fatkeqësisht, këto gjëra falas nuk përfshihen për njerëzit që nuk banojnë në Shtetet e Bashkuara.
A do të ishte kjo një arsye e mjaftueshme që ju të donit ta shkarkoni dhe instaloni softuerin IE9 apo do të vazhdonit që ta përdorni shfletuesin të cilin jeni duke e përdorur?