Google po vazhdon të bëjë përhapje të vazhdueshme të butonit +1,
ndërsa tani si kompani gjigande ka shtuar këtë buton funksional edhe tek
kërkimi i fotografive.
Butoni +1 i Google+ ngjan shumë me butonin Like të Facebook. Gjatë
muajve të fundit, butonat +1 janë shfaqur në artikuj lajmesh, në faqet e
internetit madje edhe në reklama.
Pse ky buton në fotografi? Në blogun Google Inside Search, Xiaorui
Gan, një inxhinier softueri në kompani, përshkruan skenarin e mëposhtëm:
“Le të themi se ju jeni në kërkim të Kosovës dhe një vendi të bukur për
relaksim brenda Kosovës. Ju kërkoni një vend të bukur, shembull Rugovën
që gjendet në Pejë dhe pas shfaqjes së rezultateve ju klikoni në ndonjë
fotografi dhe përmes butonit +1 mund të merrni rekomandime nga miqtë
tuaj, të cilët kanë klikuar butonin +1.”
Ndërkohë, në një provë të kërkimit në Google Images me terme të
ndryshme, por nuk arritëm ta shohim butonin +1 në asnjë kërkim tonin.
Ndoshta Google është duke punuar ende për këtë funksion.
Çka mendoni ju? A keni kohë për të rekomanduar fotografitë që ju
pëlqejnë përmes butonit +1 apo ju mendoni se ky është një tipar i
tepërt? Na tregoni në komente.


0 comments:
Post a Comment