PayPal lëshon aplikacion për dërgim parash në Facebook

Pagesat shoqërore janë duke bërë hapa të mëdhenj përpara. PayPal ka zbuluar një aplikacion për Facebook që ua mundëson dërgimin e parave tek shokët.
Aplikacioni, i ngjashëm me Send Money, është aq i mirë sa edhe vetë emri i këtij aplikacioni. Ju keni mundësinë për të dërguar një kartelë elektronike me para ose vetëm paratë pa kartelë. Ju e zgjedhni një kartelë, e zgjedhni një shok dhe pastaj zgjedhni se sa para dëshironi të dërgoni.
“Infrastruktura e PayPal dhe Facebook është bashkuar,” tha Anuj Nayar nga PayPal. “Kjo është një tjetër rrugë për të individualizuar veprimin e dhënies së parave.”
Derisa ekzistojnë disa rrugë për të paguar me PayPal nëpërmjet rrjetit Facebook (Payyment, për shembull), ky është aplikacioni i parë që mundëson pagesën peer-to-peer përgjatë Facebook dhe PayPal. Dhe për shkak se është një transaksion peer-to-peer, nuk ka ndonjë tarifë transaksioni, megjithëse kufizimet dhe tarifat e rregullta ndërkombëtare ende aplikohen nga PayPal.

“Dërgimi i parave, nga personi në person, është falas,” tha menaxhuesi i lartë i tregut të PayPal, JB Coutinho. “Nëse financohet nga një bilanc në PayPal ose i lidhur me një llogari në bankë, është falas.