HTC Zeta, me quad-core 2.5 GHz

A jeni gati për gënjeshtrën më të mire të ditës?
Në Engadget është plasuar një informacion mbi një product  të ardhshëm të HTC të koduar me emrin Zeta. Ajo është një pajisje me një procesor me katër bërthama, dhe ngjason mjaft shumë me modelin Edge që është paraqitur javën e kaluar, por në fakt procesori është “raketë” dhe është 2.5GHz APQ8064 dhe ka edhe 1GB RAM për të përkrahur tërë këtë fuqi, që shfaqet në një ekran 4.5 inç 720p HD.
Sipas burimeve të Engadget, celulari me formën unike do të ketë Ice Cream Sandwich të para instaluar me Sense UI (version 4.0 sipas të gjitha gjasave) dhe në memorie të integruar përdoruesit do të gjejnë 32GB hapësirë magazinimi dhe një bateri 1,830 mAh, Beats Audio, Bluetooth 4.0, kamerë 8MP me dual blic LED, mundësi për të incizuar në 1080p dhe kamerë 1.3 MP para.

Zeta thuhet të jetë 109.8 x 60.9 dhe 9.8 mm dhe të peshojë rreth 146 gram. Çmimi dhe prania në treg ende nuk dihen por kërkimet për informacione të mëtutjeshme kanë filluar. Një cellularë shumë intrigues me një formë unike por gjasta për treg janë paksa…. “le të themi se duhet pranuar me një doze kripe”