Përveç që janë duke punuar për të tërhequr programerët, në
Microsoft janë duke punuar edhe të tërheqin sa më shumë blerës të
celularëve me Windows Phone7. Kompania do të shpërndaj bono dhurata për
blerjen e aplikacioneve.
Të gjithë blerësve të ndonjë
pajisje të re me Windows Phone Microsoft do të ju jap si dhuratë bono në
vlerë prej 25 dollarë të cilat mund ti përdorin për blerje të
aplikacioneve. Promocioni zgjat deri në fund të vitit, e fatkeqësisht
është i kufizuar vetëm në tregun amerikan.
Në mes tjerash, Microsoft me këtë promocion synon blerësit të cilët
tashmë kanë investuar para në aplikacione për platformat konkurrente, e
të cilët me kalimin në platformën e re nuk dëshirojnë prapë të blejnë
aplikacionet e njëjta.
0 comments:
Post a Comment