Universiteti Luigj Gurakuqi ne Shkodër dhe
Instituti Shqiptar i Shkencave ne kuadër të aktiviteteve Open Data
Albania në Universitete kanë realizuar prezantimin Përdorimi i
Metodologjisë Open Data në Kërkimin Shkencor.
Prezantimi u zhvillua ne ambientet e Sallës së Konferencave
ne Bibliotekën e Universitetit te Shkodrës në datën 21.11.2011. Në fokus
të aktivitetit ishin studentë të dy Fakulteteve të Universitetit Luigj
Gurakuqi përkatësisht Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Drejtësisë.
Projekti Open Data Albania prej një viti praktikon me sukses një
metode dhe ideologji të re për transparence inovacion analizë të
politikave dhe vendimmarrjes publike. Nëpërmjet teknologjive të reja të
informacionit bazuar tek analiza e një grupi ekspertesh të fushave të
ndryshme nëpërmjet këtij Projekti janë sjellë për publikun, mediet,
studentët, profesionistët dhe aktivistët shqiptare një grup indikatorësh
të fushave: Ekonomi, Arsim, Kriminologji, Drejtësi, Mjedis, Shëndetësi,
Treg Bankar, Demografi etj.
Ideja për ketë takim përforcohet edhe nga interesi aktiv i shume
studentëve nga Universiteti i Shkodrës për të përdorur metodologjinë dhe
artikujt Open Data në punimet e tyre shkencore si dhe për të qene pjese
e aktiviteteve publike të Open Data Albania. Në aktivitet referuan
z. Florian Bjanku - Kancelar i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër.
Fjala e Hapjes & Open Data Albania për Studentet.
Znj. Aranita Brahaj - Drejtor Ekzekutiv dhe Ekspert për Media.
Tema Open Data ne Shqipëri.
Fjala e Hapjes & Open Data Albania për Studentet.
Znj. Aranita Brahaj - Drejtor Ekzekutiv dhe Ekspert për Media.
Tema Open Data ne Shqipëri.
Praktika ndërkombëtare dhe Inovacioni. znj. Blerta Zilja - Analiste pranë ODA me Temën Raste praktike te ODA.
Buxheti dhe Kosto e Borxhit.
Buxheti dhe Kosto e Borxhit.
Në ketë aktivitet te ODA ne Universitete ishin pjesëmarrës student te
Universitetit Luigj Gurakuqi nga tre shtete Republika e Shqipërisë,
Republika e Kosovës, dhe Mali i Zi duke dhëne kështu një impakt të mirë
për ketë projekt tashme i njohur edhe në hapësira jashtë kufijve zyrtar
të Shqipërisë.
Pjesa me interesante e prezantimit u moderua si një forum apo aplikim
praktik mbi Open Data me pyetje dhe sugjerime nga vete studentet sipas
interesit te tyre. Gjithashtu u aplikuan konsultime direkte të dy ose
tre studenteve te çilet pasi kane zgjedhur temat e tyre te diplomave
janë ne kërkim të një burimi statistikor për te modeluar një pjese së
strukturës se Temës. Gjatë takimit u prezantua dhe ngjalli shume interes
edhe një event qe do te organizohet së shpejti nga Instituti Shqiptar i
Shkencave si pjesë e aktiviteteve ODA në Universitete.
Studentet e Universitetit te Shkodrës u ftuan të jene pjesëmarrës ne
Open Datathon Albania - Hackathon Day in Tirana që do të mbahet me 20
dhjetor. Ky event zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe e bën
Tiranen pjese të hartës se Kryeqyteteve me Maratonë të Open Data.
Studentet gjeten me interes materialin e publikuar ne webin
http//datathon.data.al dhe mënyrën e organizimit të një eventi në dobi
te ideve dhe inovacionit.
Aktiviteti u përcoll me interes nga media kryesisht televizione dhe portale informative te qytetit te Shkodrës.
Open Data Albania është një projekt qe realizohet nga Instituti
Shqiptar i Shkencave dhe mundësohet nga Open Society Foundations
Information Program (Budapest), Open Society Foundation Albania dhe
ShqiperiaCom Shpk .
0 comments:
Post a Comment