Ericsson në bashkëpunim me agjencinë Arthur D. Little publikoi Indeksin e qyteteve të shoqërisë së rrjetëzuar.
Bëhet
fjalë për versionin e dytë të indeksit i cili radhit qytetet duke pasur
parasysh aftësinë e tyre për përdorimin e teknologjive të
informimit-komunikimit (ICT) për përfitimet shoqërore, ekonomike dhe
ekologjike.
Me hulumtim është përfshirë edhe 25 qytetet më të mëdha të botës, e
më së larti në listë ndodhen Seuli, Singapori dhe Stokholmi, derisa
Londra, Nju Jorku, Las Angelesi, Tokio, Shangai dhe Pekini ishin ndër
dhjetë të parët. Vëmendja i është kushtuar shërbimeve si eAdministrimi,
eShëndetsia dhe mënyrave moderne të kontrollimit të ngecjeve të trafikut
si dhe mundësisë së kryerjes së transaksioneve financiare në rrugë
mobile siç është rasti me programin Eko i cili përdoret nga 1.3 milion
klienta.
Indeksi i qyteteve të shoqërisë së rrjetëzuar është vegla e cila pushteteve vendore ua mundëson përcjelljen e pozitës dhe avancimit të qytetit nëpër lakoren e zhvillimit të ICT-së, e pasqyra interaktive e tyre dhe krahasimin e qyteteve të interesuarit mund ta shikojnë këtu.
0 comments:
Post a Comment