Barnes & Noble edhe zyrtarisht ka njoftuar mediat për tabletin e saj të rim për të cilin është folur shumë javën e kaluar.
Më
saktë, bëhet fjalë për Nook Tablet i cili posedon ekran të ndjeshëm në
prekje me 7 inç, ndërfaqe VividView SPI LCD, ndërsa procesori i tabletit
me dy bërthama i takon TI OMAP4 1GHz.
Nook Tablet gjithashtu është i pajisur me 1GB RAM, dhe 16GB memorie
të brendshme, ndërsa kjo hapësirë mund të rritet deri në 32GB përmes
mikro SD kartës.
Për më shumë, Nook Color vjen edhe me disa aplikacione të para-instaluara, si ai i Netflix.
Tableti i Barnes & Noble do të dal në shitje më 17 nëntor, dhe do
të shitet me pakicë për 249.99 dollarë, ndërsa çmimi për Nook Color ka
rënë në 199 dollarë.
0 comments:
Post a Comment