Edhe Motorola me Facebook Phone

Me sa duket, është edhe një prodhues tjetër i cili ka vendosur që ta ketë një model të telefonit për Facebook.
Kësaj radhe, është Motorola e cila ka vendosur të lansojë modelin Motokey Social, ndërsa siç edhe mund të shihet në fotografi, tastiera e këtij telefoni posedon edhe butonin për qasje direkte në rrjetin social Facebook.
Motorola Motokey Social vjen me ekran QVGA me diagonale prej 2.4 inç, tastierë të plotë QWERTY, kamerë me 3 mega-piksel, bateri me 910mAh, ndërsa telefoni është i integruar edhe me rrjete tjera sociale si Twitter, Facebook, etj.
Më shumë detaje, lidhur me modelin e ri të telefonit të Motorola’s, përkatësisht Motokey Social mund të gjenden në faqen zyrtare të kompanisë, mirëpo pa përfshirë edhe çmimin e pajijses.