Versioni i ri i shfletuesit të Mozillas, Firefox 8, zyrtarisht del nesër, me 8 nëntor.
Mirëpo, të gjithë të interesuarit Firefoxin e ri mund ta shkarkojnë qysh tani këtu.
Tetëshi vjen gjashtë javë pas versionit paraprak, ndërsa sjell
përmirësimet e disa lëshimeve të zbuluar në ndërkohë, kërkimin e
integruar të Twitterit, menaxhimin më të mirë me fletëza dhe add-onët e
instaluar.
Sipas të dhënave nga Wikipedia,
për muajin shtator të këtij viti, Firefox ndodhet në vendin e dytë të
listës së shfletuesve më të popullarizuar, ndërsa posedimi i tregut nga
ai, varësisht nga kompania që ka bërë hulumtimin dhe nga metodologjia,
është në mes 21 dhe 26 për qind.
0 comments:
Post a Comment