I’m Watch, orë me Android

Një orë e teknologjisë më të fundit që sjellë në dorën tuaj sistem operativ Android dhe lidhje me celularin tuaj përmes Bluetooth, duke mundësuar të shihni nëse keni ndonjë mesazh apo thirrje të humbur.
Pse të keni një orë që ju tregon kohën kur mund të keni një celularë të mençur që bënë gjithçka tjetër duke përfshirë edhe tregimin e asaj sa është ora. Ideja prapa I”m Watch është se ju do të keni një sistem operativ Android në dorën tuaj dhe teknologji Bluetooth që mund të lidhet me celularin tuaj, qoftë ai Apple, Android, BlackBerry apo Windows Phone 7.
Për një çmim prej 400 dollarë ju do të jeni në gjendje të shihni paralajmërime për mesazhe, email apo thirrje në celularin tuaj që dërgohen si njoftime në orë përmes teknologjisë Bluetooth. Ora gjithashtu lëshon aplikacione që mund të lëshojnë muzikë, shikojnë motin dhe të vendosin takime.

I’m Watch ka një version të veçantë të Android 1.6, por sipas të gjitha gjasave do të mjaftoj për të bërë edhe thirrje, direkt prej pajisjes. Mesazhet e gjërat tjera do të shfaqen si lajmërime. Watch është duke synuar një grup konsumatorësh me xhepa të thellë, por sigurisht për t’i kënaqur shijet e tyre ka edhe gjëra tjera si ngjyra të ndryshme për këtë orë.
Burimi: PCworld