Gjatë javës së kaluar, konsola e Microsoft, Xbox 360 kishte
festuar 10 vjetorin e saj, PlayStation 3 kishte ditëlindjen e pestë,
ndërsa sot edhe Nintendo Wii përmbush 5 vite jetë, pasi që e njëjta
ishte lëshuar në tregun amerikan, po në këtë ditë.
Gjatë
këtyre pesë viteve Nintendo kishtë shitur mbi 88.3 milionë konsola Wii
në tërë botën, ndërsa kur ajo kishte ardhur në jetë, e kishte ndryshuar
krejtësisht ndërfaqen lëvizëse në industrinë e lojërave.
Njëri ndër funksionet kryesore të kësaj konsole është mundësia e
kontrollimit të saj nga distanca përmes Wii Remote, e cila detekton
lëvizjën në tri dimensione.
Mirëpo, viteve të fundit, Wii kishte humbur shkëlqimin e saj të
plotë, pasi që edhe platformat rivale, si ajo e Microsoft Kinect, apo
dhe Sony PS3 kishin hyrë në këtë segment të lojërave, dhe e kanë ndarë
tregun.
0 comments:
Post a Comment