Siç e dimë të gjithë tashmë, Samsung Galaxy S II ka qenë një
sukses i jashtëzakonshëm për prodhuesin e njohur nga Korea e Jugut,
ndërsa tani thuhet se i njëjti, kompania Samsung është duke u përgatitur
për modelin e ri të këtij telefoni, Samsung Galaxy III, i cili do të
veçohet për procesorin me dy bërthama.
Sipas njoftimeve të
fundit të cilat janë jo-zyrtare, thuhet se Samsung Galaxy S III do të
bazohet në procesorin e katërfishtë Samsung Exynos 4412, i cili me sa
dihet, do të ketë një shpejtësi prej 1.5GHz.
Bazuar në trendet e fundit të teknologjisë së procesorëve, është e
pritshme që Samsung të përdor procesor me katër bërthama për linjën e
saj të telefonave Galaxy, pasi që një gjë e tillë tashmë ishte përfolur
edhe për disa modele të HTC’së, të cilët do të mbështeten në NVIDIA
Tegra 3.
Për më shumë, në thashethemet për Galaxy S III përmendet edhe
versioni i fundit i sistemit operativ të Google, Android 4.0 Ice Cream
Sandwich, 1GB RAM, ekran të ndjeshëm në prekje me 4.6 inç, Super AMOLED
Plus HD, rezolucion me 1280 x 720 piksel, kamerë me 12 mega-piksel, si
dhe mbështetje për NFC dhe LTE.
0 comments:
Post a Comment