Sipas faqes ETN News thuhet se prodhuesit e famshëm, LG dhe
Samsung janë bërë gati për të prezantuar ekranet e tyre OLED me
diagonale prej 55 inç.
Me sa duket, kjo pritet të ndodhë
gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm. Pas kësaj, pritet që kompanitë
të fillojnë shpërndarjen dhe shitjen e ekraneve të tyre OLED,
përkatësisht në tre-mujorin e dytë të vitit 2012.
Kompanitë e njohura të televizorëve dhe ekraneve me teknologji të
fundit, presin që të përfitojnë në kohë, duke i materializuar qëllimet e
tyre para Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm.
Mirëpo, ajo që është bërë e ditur nga drejtori i LG’së, Kwon
Young-Soo është fakti se sasia e tyre do të jetë e limituar, dhe shitja
do të bëhet vetëm në tregje të caktuara.
0 comments:
Post a Comment