Nintendo dhe PSP po përdoren pak

Sipas ndërmarrjes hulumtuese Flurry Analytics, në fund të vitit 2011, 58% e të ardhurave në Shtete të Bashkuara nga softuerët portativë për lojëra do të shkojnë tek titujt që luhen në Android dhe iOS. Familja e pajisjeve Nintendo DS do të jetë në gjendje të marrë 36% të përfitimeve nga lojërat portative në Shtete të Bashkuara gjatë këtij viti, që përcillet me PSP e Sony me 6% të tregut.

Ashtu siç tregon Flurry, në vitin 2009, Nintendo DS kishte 70% të tregut, ndërsa PSP kishte 11%. Android dhe iOS, në anën tjetër, kishin bashkarisht vetëm 19% të tregut. Gjatë vitit të kaluar, prania e Nintendo në treg ra në 57%, ndërsa Android dhe iOS shënuan rritje në 34%. PSP i Sony ishte në gjendje të marrë vetëm 9% të tregut.

Sipas ndërmarrjes Flurry, 2.7 miliardë dollarë ishin shpenzuar gjatë vitit 2009 vetëm për lojërat portative dhe kjo do të rritet në 3.3 miliardë dollarë deri në fund të këtij viti. Duke i parë këto shifra, Nintendo gjatë vitit 2009 mori 1.9 miliardë dollarë.
Gjatë këtij viti, përfitimet duhet të shënojnë rënie në rreth 1.2 miliardë dollarë. Ndërsa kombinimi i përfitimeve nga lojërat portative në Android dhe iOS, fitimet kanë shënuar rritje nga 500 milionë sa ishin në vitin 2009 në një shifër të vlerësuar si 1.9 miliardë dollarë gjatë këtij viti.
Këto shifra mund të tregojnë që ndryshimet janë duke ndodhur. Amerikanët më nuk po i përdorin edhe aq pajisjet Nintendo dhe PSP. Ata tani i luajnë lojërat e tyre të parapëlqyera më shumë në Android dhe iOS.