Një nga vendimet e marra në kuadër të planit të ristrukturimit
në Adobe, është se do të ndërpritet zhvillimi i Flash playerit mobil. Në
vend të tij, Adobe do të fokusohet në HTML5 dhe Adobe AIR.
“HTML5
tashmë ka përkrahjen universale në pjesën më të madhe të pajisjeve
mobile, e në disa raste ai i është i vetmi opsion i përkrahur. Kjo e bën
HTML5 zgjidhjen më të mirë për krijimin dhe distribucionin e
përmbajtjeve në të gjitha platformat mobile”, tha në blog Dany Vinokar,
zëvendëspresidenti i Adobe.
Këtë vendim shumë njerëz do ta komentojnë se fitim moral i Apple,
pajisjet mobile të të cilit përndryshe nuk e përkrahin Flashin, duke e
konsideruar këtë teknologji si me kërkesa shumë të larta dhe si
teknologji aspak të qëndrueshme, ndërsa pikërisht konkurrentët gjatë
prezantimit të pajisjeve të veta përkrahjen për Flash e ceknin si një
nga avantazhet konkurruese që shfrytëzuesve ua ofron “web përvojën e
plotë”.

0 comments:
Post a Comment