Nëse ju dëshironi që ta përdorni shërbimin
Twitter drejtpërdrejt nga desktopi i kompjuterit që përdor ndonjërin
nga versionet e sistemit operativ Windows, janë disa klientë të mirë të
gatshëm për Windows dhe shumica e këtyre softuerëve e kërkojnë që edhe
Adobe AIR që të instalohet.
Echofon për Windwos është një zgjidhje e re dhe më e
thjeshtë. Ajo u jep qasje në të gjitha veçoritë e rrjetit Twitter por
shfrytëzon relativisht më pak memorie dhe nuk e zë tërë ekranin.
Me këtë softuer, ju keni qasje në listat në
Twitter, kërkimet e ruajtura, përmendjet që i keni marrë në ndonjë
cicërimë, temat që janë më të përmendura dhe porositë e drejtpërdrejta
private; të gjitha këto në të njëjtën dritare. Nëse një cicërimë
përfshin një fotografi, Echofon do ta paraqes një pamje të zvogëluar në
dritaren e vet. Ai gjithashtu mbështet urdhëra të shkurtër nga tastiera
kështu që ju mund të shtypni Ctrl+K për t’i bërë të gjitha cicërimat si
të lexuara ose Ctrl+R për të shikuar nëse ka ndonjë cicërimë te re.
Derisa ta bëni një cicërimë, ju mund të përdorni urdhërin Ctrl+I për ta
përfshirë ndonjë fotografi në cicërimën tuaj.
Klikoni këtu për ta shkarkuar Echofon Beta për Windows.

0 comments:
Post a Comment