Ka pasur thashetheme të shumta që kanë
qarkulluar në lidhje me modelin e ri Motorola Xoom 2 dhe ende nuk ka
ndonjë lajm zyrtar konfirmimi nga vet prodhuesi në lidhje me tabletin e
tyre të dytë me Android, por me gjasë duket se kjo njësi do të paraqitet
në treg para festave të fundvitit.
Engadget ka arritur të fus duart në një flyer për një shitës të
telefonave në Evropë dhe siç shihet nga fotografia e mëposhtme, Motorla
Xoom 2 do të ketë një çmim prej 399.99 Euro.
Gjithashtu ne mund të shohim edhe disa specifika aty si Android 3.2
Honeycomb, 16GB magazinim dhe një ekran 8.2 inç, ndërsa këto specifika
duhet të konfirmohen zyrtarisht nga Motorola. Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment