Microsoft, Yahoo dhe Aol paralajmëruan partneritet për reklamim
online me të cilën do të kundërshtojnë konkurentët Facebook dhe Google.
Ky partneritet do të funksionojë në atë mënyrë që kompanitë të mund të
shesin hapsirat e zbrazëta reklamuese. Me bashkimin e fuqive këto tri
kompani shpresojnë të kursejnë para dhe të zmadhojnë të ardhurat e tyre
nga reklamat.
Qëllimi i këtij partneriteti është që të rriten shitjet e reklamave
në të gjitha 3 kompanitë, duke e bërë procesin e shitjes së reklamave më
të thjeshtë për reklamuesit. Ky partneritet do të nisë nga fillimi i
vitit të ardhshëm, pasi këto kompani të integrojnë teknologjitë e tyre
biding: Yahoo Network Plus, AOL Adversting dhe Microsoft Media Network.
Kompanitë gjithashtu kanë deklaruar se pavarësisht partneritetit,
ekipet e tyre të marketingut do jenë të ndara dhe konkuruese, duke
luftuar njëri-tjetrin për tregun e online marketingut. Arsyeja për
vazhdimin e konkurencës është mundësia që partneriteti i tyre të
vlersohet nga ana ana e komisionit për anti-konkurencë.
Google dhe Facebook aktualisht janë kompanitë udhëheqëse të tregut
për marketing online. Sipas kompanisë hulumtuese eMarketer, marketingu
online i Google-s në vitin 2011 do të rritet për 16,4 përqind, kurse për
Facebook 9,3 përqind, vetëm në SHBA.


0 comments:
Post a Comment