Të gjithë pronarët e iPhone, mund ta lëshojnë iTunes dhe ta
lidhin atë me pajisjen e tyre që bazohet në iOS. Kjo pasi që sot, Apple e
ka lansuar versionin e ri të sistemit operativ, përkatësisht iOS 5.0.1.
Në
versionin e ri të iOS vijnë disa përmirësime të ngjashme me dy
versionet tjera beta, ndërsa këto ndryshime përfshijnë kryesisht
jetëgjatësinë e baterisë, përmirësimin e “krimbave” në platformë.
Në iOS 5.0.1. gjithashtu përfshihet edhe mundësia për ri-drejtimin e
aplikacioneve dhe gjesteve që integrohen me ato, njësoj sikurse në
versionin origjinal të iPad.
Për më shumë, në iOS 5.0.1. është përmirësuar edhe njohja e zërit, me shqiptime të gjuhëve të caktuara.

0 comments:
Post a Comment