Mac OS X Hints ka zbuluar që Mac-ët që e
ka sistemin OS X Lion dhe janë të regjistruar me iCloud e kanë një “drop
box” të fshehur, në follderin e librarisë së përdoruesit që e mundëson
sinkronizimin e lehtë të skedarëve dhe dokumenteve në mes të Mac-ëve.
Një follder brenda ~/Library (të cilin Lion e fsheh) i cili quhet
“Mobile Documents” përmban dokumentet iWork të sinkronizuara me pajisjet
që përdorin iOS përgjatë iCloud.
“Përdorimi i tij është që çdo skedarë që
vendoset në follderin ~/Library/Mobile Documents automatikisht do të
ngarkohet në iCloud dhe do të vendoset në çdo Mac të cilin e keni që
është i kyçur në të njëjtën llogari në iCloud dhe e ka të përzgjedhur
pëlqimin “Document & Data’ iCloud,” thotë anëtari i Mac OS X Hints,
CHM. “Lion madje ju lajmëron për konfliktet me version dhe ua mundëson
që t’i rizgjidhni ato kur ju e hapni dokumentin.”
Ky funksionim është mjaft i ngjashëm me shërbimin e
palës së tretë për sinkronizime, të quajtur Dropbox, por posedimi i
këtij shërbimi në Mac si të fshehur e bën më pak të përdorshëm. Skedarët
që shtohen në follderin Mobile Documents nuk sinkronizohen me pajisjet
që e përdorin sistemin iOS, që është një veçori tjetër që Dropbox e
ofron përgjatë aplikacionit të vet në iOS.
Ajo se çfarë është interesante për këtë follder të
fshehur është që ai tregon që iCloud dhe OS X Lion kanë përcaktuar bazën
për një rrugë të lehtë dhe zyrtare për sinkronizim të skedarëve në mes
të Mac-ëve (dhe pajisjeve që përdorin iOS).
iCloud është relativisht shërbim i ri, duke qenë në
lëshim publik për më pak se një muaj, kur po shkruhet ky artikull.
Veçoritë e fshehura si follderi Mobile Documents duket që mund të
tregojnë që Apple ka qëllime të tjera në mendje se sa vetëm sinkronizimi
i dokumenteve në iWork.

0 comments:
Post a Comment