Apple sipas pohimeve po bëhet gati edhe për një mbindërtim të
iOS 5 me të cilin do të duhej të zgjidhej problemi me kohëzgjatjen e
baterisë së iPhone 4S.
Sipas shkrimit të faqeve gjermane
Marcekopf, të cilat thirren në inxhinierin e paemëruar të Apple, iOS
5.0.2 do të duhej të paraqitet para javës së ardhshme. Në të vërtetë
mbindërtimi i mëparshëm, me shënimin numerik 5.0.1 disa shfrytëzuesve ua
ka zgjidhur problemin me kohëzgjatjen e baterisë, por të tjerët thonë
se situata është e njëjtë ndoshta edhe më e keqe.
Sipas pohimeve Apple dëshiron që përmes këtyre mbindërtimeve të
siguroj kohëzgjatjen e baterisë që do të mundësoj 10 orë përdorim dhe 40
orë pritje në gatishmëri.
Macerkopf gjithashtu thekson se shumë afër është edhe paraqitja e iOS 5.1 që do të sjell komanda të reja zanore për Siri.
0 comments:
Post a Comment