A keni dashur ndonjëherë ta dini nëse ju
kishit një rrahje normale të zemrës kur ju ushtroni? Fatkeqësisht,
monitoruesi i rrahjeve të zemrës mund të jetë i shtrenjtë. Ju mund të
kurseni para falë punës së Philips Vital, i cili ka ndërtuar një
aplikacion për iPad 2.
I ndërtuar nga Philips, ky aplikacion i ri për iPad
mund të bëjë matjen e rrahjeve tuaja të zemrës dhe shpeshtësinë e
frymëmarrjes në largësi duke e përdorur kamerën iPad 2. Me aplikacionin,
kamera është në gjendje për të gjetur ndryshime të vogla në ngjyrën e
fytyrës suaj – e cila paraqitet për një ndryshim në volumin e gjakut në enët e gjakut në lëkurën tuaj – e cila ia mundëson aplikacionin që të llogarisë të rrahurat e zemrës.
Për ta përdorur aplikacionin, së pari ju duhet ta blini atë për 99 centë nga dyqani App Store.
Pastaj, për ta pasur një paraqitje të mirë, ju keni nevojë për ta
vendosur iPad në një sipërfaqe të rrafshët.
Posa ta hapni aplikacionin,
ai fillon punën: e tëra se çfarë duhet të bëni është që të siguroheni që
fytyra juaj është brenda pjesës së kufizuar në aplikacion. Pastaj, ju
vetëm rrini (por mos ndalni së marri frymë) dhe prisni për pak momente.
Në fund, ju mund t’i shpërndani rezultatet në Facebook, Twitter ose
përgjatë emailit.
Për dallim nga monitoruesit e rregullt të të
rrahurave të zemrës, ky aplikacion ua mundëson edhe që ta dini se sa
shpesh merrni frymë. Një gjë mjaft e mirë mund të vërehet nga kjo që
kamera e iPad 2 është në gjendje që të kapë matje aq të sakta dhe të
hollësishme, ku hulumtimi shkoi aq larg sa arriti të lidhë ndryshimet e
ngjyrës në fytyrën tuaj me të rrahurat e zemrës.
0 comments:
Post a Comment