Call of Duty MW3 përjashton hileqaret

Call of Duty: Modern Warfare 3 ka dalur para më shumë se një jave dhe ka shënuar një rekord të shitjeve, por disa nga lojtarët e kësaj loje nuk po luajnë drejt. Sipas strategut nga Infinity Ward, Robert Bowling, tashmë janë përjashtuar rreth 1,600 hileqarë dhe hakerë nga kjo lojë.

Dje, Bowling deklaroi në Twitter, “Çdo përpjekje për të mashtruar, hakuar ose parregullsitë në #MW3 nuk do të jenë të toleruara. 1600+ përjashtime u bënë. Përditësimet në punë. Ju lutemi kontaktoni për të raportuar ofenduesit.”

Kjo nuk është hera e parë që Infinity Ward ka vepruar kundër lojtarëve të lojës Modern Warfare 3. Sipas Bowling, xhiroja e parë e përjashtimeve u bë që në ditën e parë të lëshimit të lojës, më 8 nëntor.
Sidoqoftë, botuesi i lojës Call of Duty, Activision Blizzard, vendosi që të mos ndërmarrë veprime kundër lojtarëve të cilët siguruan më herët kopje të lojës, duke thënë që ata e çmojnë dhe e vlerësojnë mbështetjen e komunitetit dhe iu kërkoi të gjithëve nga ata të cilët kanë pritur për ta luajtur lojën pas lëshimit zyrtar që ta luajnë atë.
Loja tjetër Battlefield 3 së fundi ka pasur punë me hileqarët e vet, duke përjashtuar qindra lojtarë për shkak të shfrytëzimit të një keqfunksionimi të caktuar që ua mundësonte atyre që në mënyrë të parregullt të rrisnin numrin e pikëve që ata i merrnin gjatë një ndeshjeje.