Italian i cili ka ndihmuar në zhvillimin e
algoritmit të kërkimit në Google është duke përgatitur lëshimin e
sfidës së vet ndaj makinës kryesuese të kërkimit përpara fundit të këtij
viti.
Massimo Marchiori, i cili është një profesor ndihmës në
Universitetin e Padovës, së fundi filloi të flasë për makinën e re
kërkuese me videot e postuara në një uebfaqe reklamuese në volunia.com.
Në një video që e paraqet atë të ulur në një ulëse në park dhe duke
shkruar në një tabelë të bardhë, ai shpjegon: “Nuk është vetëm Google
plus 10 për qind. Është një pamje tjetër. Është një pamje radikale e
asaj që një makinë kërkuese e së ardhmes do të mund të bëhej.”
Uebfaqja ua mundëson vizitorëve që të regjistrohen
për një mundësi për t’u bërë përdoruesit që do të testojnë versionin
beta të makinës kërkuese, që do të lëshohet në dymbëdhjetë gjuhë.
Në një intervistë të botuar në edicionin online të Corriere della Sera gjatë javës së kaluar, Marchiori nuk deshi që të tregojë hollësi për makinën e re kërkuese.
“Për momentin unë nuk mund të them më tepër, më
vjen shumë keq... Fakti është që një ndërmarrje si Google, për ta marrë
si shembull, nuk do të kishte vështirësi në vendosjen e 100 inxhinierëve
që të punojnë ditën dhe natën në idenë tonë dhe të dilnin para nesh,”
tha Marchiori.
Marchiori është anëtar i bordit të Shoqatës Word
Wide Web (W3C) të Tim Berners-Lee dhe ka punuar në Platformën për
Parapëlqimet për Privatësi (P3P) dhe Gjuhën Ontologjike të Uebit (OWL).
Algoritmi i tij për kërkim ishte paraqitur në konferencën në Kalifroni
në vitin 1996, që ishte ndjekur nga 23 vjeçari Larry Page. Algoritmi më
vonë kishte kaluar në sistemin Page Rank për vlerësim të faqeve në
Google.
Selitë e reja të projektit janë vendosura në
verilindje të Italisë, përkatësisht në Padovë. Shumë nga zhvilluesit e
softuerit janë studentë të Marchiorit në universitetit dhe financioni
është duke u bërë nga ndërmarrje nga Sardenja me 20 vite përvojë pune në
sektorët e IT-së dhe telekomunikimeve.
0 comments:
Post a Comment