Galaxy Nexus, për momentin i vetmi i cili është në dispozicion
në Android 4.0, Ice Cream Sandwich, nuk vjen me përkrahjen e
parainstaluar për Flash Player.
Përveç kësaj, Flash Playeri
nuk mund të shkarkohet nga Android Market, e në Google thonë se kjo
është kështu për shkak se presin që Adobe të përditësoj softuerin për
ICS.
Problemi, mirëpo, mund të qëndroj në faktin se Adobe së voni publikoi
se po heq dorë nga zhvillimi i Flashit për platformat mobile.
Në deklaratën për SlashGear nga Google kanë thënë se “me sa e dinë
ata, Adobe do ta përkrah Flashin për ICS”, e momentalisht nuk ka
informata rreth asaj se kur do të ndodhë kjo.
0 comments:
Post a Comment