Anonymous ka lëshuar mijëra emaila privatë
që i përkasin hetuesit të pensionuar të kiberkrimit nga Kalifornia, të
quajtur Fred Bacalagan, në atë që ky grup e quan shpagim për rrëzimin e
fundit të Occupy Wall Street.
Hakerët e Anonymous hyrën në dy llogaritë në
Gmail Bacalan, në bisedat e tij dhe në bisedat me zë në Google Voice,
pastaj i vendosën të gjitha gjërat në një uebfaqe dhe në The Pirate Bay.
Baclagan ishte një mbikëqyrës i agjentëve specialë
në Departamentin e Drejtësisë, i cili kishte specializuar në kiberkrim,
dhe emailat e tij përmbanin mijëra raporte nga serveri privat i Shoqatës Ndërkombëtare të Specialistëve të Hetuesisë së Kompjuterëve, nga viti 2005 deri në vitin 2011.
Sipas një komunikate për shtyp, Anonymous lëshoi emailat për të kundërshtuar rolin e ekspertëve të sigurisë së kompjuterëve në shtypje të 99% të popullsisë:
Ju doni të mbani brutalizimin dhe arrestimin në
masë të 99% (të popullsisë)? Ne do të duhet që të zotërojmë kutitë
tuaja dhe të torrentojmë të gjitha rrëket e letrave tuaj, duke e
shpërndarë tërë informacionin tënd personal përgjatë interneteve.
0 comments:
Post a Comment