Luani lojërat klasike në Windows 7

Lojëra klasike për kompjuterë personalë me kalimin e kohës bëhen edhe më të mira – por nëse ju nuk i bëni disa truqe, këto lojëra nuk do të mund t’i luani në Windows 7. Mos u brengosni: në këtë artikull ju mund të shihni një udhëzim që do të mund të ju ndihmojë për t’i bërë që të funksionojnë lojërat tuaja më të dashura në kompjuterin tuaj modern, të cilat lojëra janë 640 me 480 piksellë.
Madje edhe XP është mjaft i ri për mbase shumicën e lojërave klasike. Në vend se të luani lojën, ju shpenzoni orë të tëra në internet për të gjetur ndonjë udhëzim për ndonjë rregullim dhe instalim të mundshëm të këtyre lojërave të vjetra në kompjuter.

Dhe tani do të mund të ju kursejmë nga kjo telashe. Ju mund të filloni t’i luani lojërat e reja në kompjuterin tuaj modern, por në të njëjtin kompjuter t’i luani lojërat e vjetra si Baldur’s Gate, Planescape: Torment, Icewind Dale apo ndonjë lojë tjetër duke e përdorur veglën ScummVM. Për më tepër, disa nga këto lojëra tashmë janë përditësuar për t’u dukur më mirë, me rregullime për funksionim të lojës edhe në monitorët 16:9 me rezolucion të lartë, përditësim të grafikës së lojës dhe më tepër.