A*Star Data Storage Institute (DSI) nga Singapori zhvillon
disqet klasik të adaptuar për përdorim në tablet. Disqet do të duhej të
ofrojnë kapacitetin e lartë me çmim të ulët (në krahasim me SSD-të) të
cilët me dimensione do të jenë më të përshtatshëm për kompjuterët
tablet.
DSI qysh tani po punon në diskun 2.5-inçësh me
trashësi prej 5 milimetra, e për hulumtuesit sfida më e madhe është
zvogëlimi i dimensioneve të motorit i cili vë në punë pllakat e diskut
duke ruajtur performancat e njëjta. Me këtë qëllim DSI qysh tani ka
zhvilluar të ashtuquajturin axial fjeld motor me trashësi prej 4
milimetra i cili mund të punoj në 5,400 dhe 7,200 rrotullime në minutë, i
cili edhe do të përdoret për këta disqe të hollë.
DSI mendon se për tablet zgjidhja më e mirë do të ishin disqet hibrid
me pllakat magnetike dhe sasinë më të vogël të flash memories NAND,
kryesisht për shkak të shpenzimit 30% më të vogël të energjisë në
krahasim me disqet klasik. Momentalisht zgjidhja e DSI-së është ende
vetëm koncept, ndërsa nuk dihet nëse edhe prodhuesit tjerë të disqeve
synojnë të ofrojnë zgjidhje të këtilla.
0 comments:
Post a Comment