Me sa duket, Apple nuk do të jetë kompania e vetme e cila do t’i
bëjë radhët në dyqanet e saj, pasi që Bloomberg së fundmi ka alarmuar
se LG do ta prezantojë modelin e ri të televizorit Google TV në ngjarjen
CES 2012.
Vonesat e shumta në softuer, kanë bërë që prodhuesit si LG,
Sharp dhe Toshiba të mos e prodhojnë një model të tillë të televizorit,
duke ia mundësuar kështu modelit Samsung Vizio të mbajë primatin në këtë
drejtim.
Megjithatë, ky projekt i ri i cili do ta forconte edhe më tej
gjigantin amerikan të teknologjisë, ka mbetur shumë sekret, ndërsa ajo
që është marrë vesh deri më tani, janë planet e Logitech dhe Sony për
lansimin e televizorëve “ndryshe”, të cilët normalisht se lidhen me
Google.
Tani që Android Honeycomb ekziston, detyra e vështirë e Google në
ditët në vijim do të jetë krijimi i partnerëve të rinj sa i përket
përmbajtjes dhe harduerit.
0 comments:
Post a Comment