Sipas informatave ende jo zyrtare, BlackBerry PlayBook në
lirimet e festave të fundvitit në SHBA do të mund të blihet për 199
dollarë.
Në të vërtetë, sipas katalogut i cili është
publikuar në faqet e shitores për pajisjet e zyrave Staples, kompania
për Black Friday do ta ofroj BlackBerry PlayBookun me çmim prej 199
dollarë, që është madje 300 dollarë më pak se çmimi fillestar i pajisjes
në kohën e paraqitjes. Black Friday është dita e cila në SHBA
konsiderohet si fillim i sezonit të blerjeve të fundvitit, dhe një numër
i madh i shitoreve ofrojnë lirime shumë të mëdha. Këtë vit Black Friday
është me 25 nëntor.
Me çmimin prej 199 dollarësh BlackBerry PlayBook me çmim do të jetë konkurrent i drejtpërdrejtë për Kindle Fire nga Amazon.
0 comments:
Post a Comment