Blogeri dhe moderatori i faqes Nuevo
Laredo En Vivo, Rascatripas, ishte vrarë nga banda e drogës, Las Zetas.
Trupi i tij ishte varur mbi të njëjtin mbikalim ku dy blogerët e tjerë
ishin vrarë gjatë muajit të kaluar.
Sipas Houston Chronicle,
një shenjë e varjes me trupin e tij tha, në spanjisht, “Kjo më ndodhi
mua për moskuptimin që unë duhej të raportoja në rrjetet shoqërore.”
Një nga blogerët e vrarë më herët, Elizabeth Macias, shkruante në faqen shoqërore Nuevo Laredo En Vivo.
Si përgjigjie ndaj rrëmbimit të dyshuar të një
hakeri meksikan që është pjesë e Anonymous, ai grup i shpalli luftë
gjatë këtij muaji kartelit të drogës, Las Zetas, nën emrin kodues
Opcartel.
Anëtarët e tjerë të Anonymous e mohuan një sulm të
këtillë, duke thënë që ishte mjaft e rrezikshme dhe tha që do të ishte
një mospërgjegjësi. Shihet që kjo luftë ishte anuluar.
Një tjetër shkakësi duket të jetë Barret Brown, i
cili është përfaqësuesi i Anonymous për Opcartel. Ai u largua nga
shtëpia e tij në Dallas, duke kërkuar një biletë për Boston ose New
York. Sipas Gawker, bileta ishte ofruar nga anëtarët e #OccupyDC.
Megjithëse nuk ka ndonjë dëshmi që vrasja e
Rascatripas ishte e lidhur me Opcartel ose drejtpërsëdrejti me
Anonymous, është e sigurtë që ky veprim është një funksion i strategjisë
së njëjtë nga karteli të cilin e ka përdorur përgjatë shtrirjeve të
theksuara në Meksikë.
0 comments:
Post a Comment