Sot, Google është duke e bërë përditësimin
e vet në Google Reader i cili ofron rishikimin e premtuar të ndërfaqes
së përdoruesit, dhe, më e rëndësishmja, lidhjen e re me Google+. Tani,
përdoruesit e Google Reader mund t’ua bëjnë “+1” gjërave drejtpërdrejt
nga Google Reader për t’i shpërndarë ato drejtpërdrejt me shokët e tyre
në Google+. Kjo veçori tani i zëvendëson opsionet “Share” dhe “Share
with Note” që ishin në të kaluarën.
Ashtu siç ishte pritur, Google injoroi kërkesat
e komunitetit për entuziastët e shkëmbimeve të Google Reader dhe e ka
shtyrë përpara në planet e veta largimin e veçorive të mëhershme në
Google reader për shpërndarje më të thellë (pa cenzurë) në kohën kur po
bëhet lidhja me Google+. Derisa mundësia për të shkëmbyer me Google+
është një hap dukshmërisht i rëndësishëm për agjendën shoqërore të
Google+, ai do të jetë një ndryshim zhgënjyes për së paku për disa nga
komuniteti i Google Reader – një komunitet që madje kanë shkuar aq larg
sa kanë shkruar një peticion për t’i ruajtur veçoritë e vjetra. Ky peticion ka 10,000 përgjigjie.
Nuk kishte nevojë që të ishte në këtë mënyrë. Kevin
Fox, i cili ndihmoi në dizajnimin e Google Reader, sugjeroi që Google
ta rindërtojë veçorinë e shpërndarjes shoqërore të Google Reader duke
përdorur Google Plus API si një themel. Kjo do t’i mbante të lumtur
përdoruesit e tanishëm derisa edhe do t’ua mundësonte të tjerëve.
Por kjo nuk ndodhi. Madje edhe memeja “ne jemi (1000+) memoja për ta ‘okupuar’ GoogleReader” (nga vetë krijuesit e Google Reader) nuk ndihmoi.Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment