The Next Web për herë të pare arriti të
shoh disa detaje të reja rreth Google Wallet në maj të këtij viti, dhe
më vonë në shtator kjo teknologji edhe debutoi.
Dhe në një blog post të mëhershëm gjatë ditës së sotme, Keren
Michelson, Menaxhere e Marketingut të Google Wallet, paralajmëroi se
kompania po bashkon forcat me Samsung dhe Sprint për të zbarakuar në një
rrugëtim për të ndihmuar konsumatorët që të shfrytëzojnë teknologjinë e
re Google Wallet.
Tani për tani deri në janar, Google do të vizitoj dyqane në pesë
qytete kyçe ku Google Wallet është duke funksionuar – New York, Chicago,
Washington DC, San Francisco dhe Los Angeles. Kjo kompani do të ofrojë
disa evente më të vogla për të demonstruar teknologjinë Google Wallet
për të ndihmuar konsumatorët që të paguajnë të mirat me këtë shërbim.
Pjesëmarrësit, do të inkurajohen gjitahshtu të shfrytëzojnë këtë
teknologji dhe ata do të pranojnë 10$ të hyra kur bëjnë blerje me një
prej cellularëve demonstrues Samsung Nexus S.
Seria e eventeve përcjellë një iniciativë promovuese të Google të mbajtur disa javë më pare, kur po raportohej se punëtorët e kanë vënë në shfrytëzim teknologjinë Google Wallet në disa dyqane në SHBA, si Duane Reade, Toys R Us dhe Macy’s.
Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment