Rritet spami në Tumblr

Se a është Tumblr duke u ballafaquar me problemin për rritje të spamit, përgjigjia për shumë përdorues të rregullt të kësaj platforme blogimi është “po”. Megjithëse Tumblr ka marrë kryesimin me blogun e vet për të ofruar përditësime publike në zhvillimin e vet duke e luftuar spamin, së fundi ky blog adreson shqetësimet e një përdoruesi me profil të lartë në Tumblr – producenti i të Melody Kramer, të Fresh Air NPR, i cili e mirëmban një blog për programin e popullarizuar që bmahet në platformën Tumblr.
Për Kramer, Tumblr është i njoftuar me rritjen e fundit në blogjet me spam dhe është “duke bërë çdo gjë që ne mundemi që së shpejti t’i suspendojë këto blogje dhe t’i ndalojë së krijuari disa nga këto.”
Javën e kaluar, një postim nga bloguesi kroat, Sven Duplić, për përqindjen e përdoruesve të Tumblr që janë botë të spamit doli të jetë një bisedë në komente e edhe në Hacker News. Ajo që doli nga kjo bisedë ishte që për disa përdorues të Tumblr, çështja është më keq se sa për disa përdorues të tjerë.

Por për NPR Fresh Air problemi ishte mjaft keq për të ndikuar tek Kramer që ta postojë një porosi për spamerët në Tumblr, ndoshta si një rrugë për ta lajmëruar Tumblr për ta kuptuar problemin.
Burimi: PCworld