DC Universe Online arrin 1 milion lojtarë të rinj

Siç mund të dihet, kur ju e largoni çmimin nga një shërbim dhe e bën atë falas, njerëzit më me qejf mund t’i provojnë ato. Mund të tingëllojë që tingëllon çuditshëm, por mund t’ua përmendim rastin për DC Universe Online dhe mund të befasohemi.
Nuk është tërësisht e papritshme që vendimi i ndërmarrjes Sony për ta bërë falas lojën DC Universe Online do të marrë më shumë lojtarë, por është mjaft e rëndësishme të përmendet numri i lojtarëve të rinj. Sipas një lëshimi për shtyp të bërë nga Sony gjatë ditës së djeshme, 1 milion lojtarë të rinj iu bashkangjitën lojës në javën e parë pasi kërkesa për abonimin mujor ishte larguar.
Ajo se çfarë është interesante gjithashtu është që përqindja e lojtarëve të rinj ishte ndarë në mes të formateve të lojës për kompjuterë personalë dhe PlayStation 3 për lojën.

DC Universe Online doli falas për t’u luajtur më 1 nëntor, duke kaluar nga një pagesë mujore ose abonim të rregullt në modele të nivelit të tretë të ndarë në mes të lojës falas dhe dy nivele të abonimit që mundëson më shumë qasje në përmbajtjen e shkarkueshme dhe opsioneve brenda lojës.