Në të njëjtën kohë me përvjetorin e shtatë të World of Warcraft i
cili edhe pse po humbet lojtarë ende e mban titullin e MMORPG-së më të
popullarizuar, Bizzard paralajmëroi edhe një reklamë të re televizive.
Materialet
e deritashme reklamuese kishin mysafir yje të shumtë nga bota e filmit
dhe ajo e televizionit, e më i riu sjell para jush vet Chuck Norrisin.
Shumë njerëz në mënyrë sarkastike mund të kujtojnë se edhe vet World
of Warcraft është një temë mjaftë e zhvatur dhe jo interesante, por
autorëve duhet të ju japim dorën për origjinalitetin e videos dhe
komentit përcjellës që e përcjell atë.
Në të vërtetë, siç thuhet në faqet zyrtare të WoW: “ Chuck Norris nuk
ka derdhur as një pikë djersë gjatë incizimit të videos. Në vend të
kësaj, ai e bëri regjisorin të qaj dhe u freskua me lotët e tij”. Per me shume shikoni videon me poshte.
0 comments:
Post a Comment