Sipas raportit të fundit State of the Web të kompanisë Zscaler
Threatlabz, shtesat për shfletuesit e Internetit, rrjetat shoqërore dhe
HTML iFrame-ët ishin kërcënimet më të mëdhenj të sigurisë gjatë çerekut
të tretë të vitit.
Internet Explorer vazhdon të mbetet
shfletuesi dominues i Internetit, ndërsa pjesa më e madhe e
shfrytëzuesve është ende duke përdorur versionet e vjetra të
shfletuesit. Në të vërtetë, vetëm 1.68% e shfrytëzuesve janë në
versionin 9.x të Internet Explorerit, derisa të gjithë të tjerët
përdorin versionet e vjetra që kanë shumë më shumë lëshime të sigurisë,
në veçanti versioni 6.x të cilin ende është duke e përdorur 4.21% e
shfrytëzuesve.
Threatlabz gjithashtu thekson se Adobe Shockwave është shtesa e
shfletuesve që është mirëmbajtur më së pakti, ndërsa ai pasohet nga Java
dhe Adobe Reader.
Të gjitha këto shtesa kanë lëshime serioze të
sigurisë, në veçanti në versionet e vjetra të tyre. Sipas Threatlabz,
pjesa më e madhe e shfrytëzuesve as që janë të vetëdijshëm mbi atë se
cilat shtesa të shfletuesve janë duke përdorur.
Në veçanti theksohen edhe rreziqet që vijnë nga faqet për rrjetëzim
shoqëror, ku shfrytëzuesit shpesh ridrejtohen kah përmbajtjet
keqdashëse.
HTML iFrame-ët keqdashës janë forma më e shpeshtë e zbuluar nga
softueri antivirus, e pasohen nga ridrejtimet përmes Javascript-eve dhe
zbulimet e rreme të përmbajtjeve keqdashëse.


0 comments:
Post a Comment