Gjykata evropiane e drejtësisë morri vendimin sipas të cilit
ofruesit e shërbimit të qasjes në Internet (ISP) nuk mund të detyrohen
të mbikëqyrin ose bllokojnë qasjen në Internet për shfrytëzuesit e vet.
Në
të vërtetë, shtëpitë muzikore, studiot e filmave, dhe pronarët tjerë të
materialeve të mbrojtur, siç janë muzika dhe filmat, po mundohen gjatë
viteve të fundit përgjegjësinë për piraterinë të ia ngarkojnë ofruesve
të shërbimit të qasjes në Internet. Sipas mendimit të tyre ISP-të do të
duhej të jenë të kujdesshëm për ato që i bëjnë shfrytëzuesit e tyre në
Internet, dhe nëse hetojnë shfrytëzuesit të cilët pa leje po i qasen
materialeve të mbrojtura, do të duhej të kërkojnë miratimin e gjykatës
për ndalesën e qasjes në Internet për shfrytëzuesit problematik.
Por në vendimin e vet gjykata Evropiane thekson se shtëpitë botuese
dhe studiot e filmave nuk mund të përdorin gjykatat për të detyruar
ISP-të që të mbikëqyrin ose bllokojnë shfrytëzuesit e vet. 

0 comments:
Post a Comment